E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dy pengjeve në Nigeri, Italia zemërohet me Camerun

ITALI- Italia zyrtare ka shprehur zemërim ndaj kryeministrit Britanik David Camerun, pasi ky i fundit nuk u konsultua me ta përpara ndërmarrjes së një operacioni për të shpëtuar dy pengje një shtetas anglez dhe një italian në Nigeri.

Fatkeqësisht të dy pengjet Chris McManus dhe Franco Lamolinara, vdiqën pasi britaniket nuk arritën dot t’i shpëtonin ata. Camerun kishte pranuar publikisht se ai kishte dhënë “ok”përfundimtar për operacionin duke deklaruar se jeta e pengjeve ishte e rrezikuar.

Të parët që u përfshinë në operacionin për lirimin e tyre ishin forcat speciale britanike SBS. Dy pengjet inxhinerë u kapën nga nigerianët në maj të vitit të kaluar. Ata punonin për një firmë italiane ndërtimi, dhe ishin të përfshirë në ndërtimin e një selie lokale të Bankës Qendrore të Nigerisë.

Duke folur për BBC-në nga vendi i ngjarjes, Senatori italian Lucio Malan tha se qeveria e vendit të tij ishte e pakënaqur me autoritetet britanike dhe do kërkojë pse nuk ishte kërkuar konsultim dhe me palën italiane për operacionin. Forcat speciale britanike ndërhynë dhe arritën të vrisnin një prej pengmarrësve, por ata gjetën në të njëtjën kohë edhe pengjet e vdekur.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›