E Diel, 1 Nëntor 2026

Harmonia fetare, të dërguarat e SHBA leksion në Tiranë

TIRANË- Nisma “2012 orë kundër urrejtjes fetare” mbërrin edhe në Shqipëri. Përfaqësuese nga SHBA zhvilluan një leksion me studentët shqiptarë ku promovuan harmoninë fetare.

Ato deklaruan se bëhet fjalë për një fushatë sensibilizimi që shtrihet në 193 vende, ndërsa leksioni u zhvillua në formë të hapur ku edhe studentët patën mundësi të bënin pyetje.

Të dërguarat e SHBA kanë deklaruar më tej se, dallojnë në botë rritjen e ndjenjës së urrejtjes mbi baza fetare prandaj këshilluan që të rinjtë shqiptarë të mos jenë pjesë e kësaj urrejtje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›