Bora, hiqet gjendja e fatkeqësisë, Berisha: Rama të nxjerrë mësime
TIRANE - Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, kryeministri Berisha njoftoi heqjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e bllokuara nga dëbora në veri dhe verilindje të vendit.
Shefi i qeverisë bëri një bilanc të situatës së vështirë që kaloi vendi gjatë muajit shkurt, për shkak të motit të keq, si dhe punën e Emergjencave Civile në përballimin e saj. Ai shprehu mirënjohje për punonjësit e administratës dhe qytetarët për solidaritetin e treguar për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar, ndërsa theksoi se qeveria mobilizoi të gjitha fondet dhe mjetet për shpërndarjen e ndihmave.
“Makina e emergjencës funksionoi me shpejtësi të madhe. Asnjë qytetar që kërkoi ndihmë nuk mbeti pa e marrë atë. U bë gjithçka për të ndihmuar çdo njeri në nevojë gjatë emergjencës së krijuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.”- deklaroi kryeministri.
Ndërkohë shefi i qeverisë ironizoi paralajmërimet e opozitës për 3 katastrofa të mundshme nga moti i keq. Sipas tij, përballimi i suskesshëm i situatës duhet të shërbejë si mësim për kryetarin e PS-së, Edi Rama.
“Nuk doli asnjë nga katastrofat që paralajmëruan. Rama të nxjerrë mësime, të mos merret me parashikime. Sikur digat t’i kishte shter qeveria, e sikur përmbytjen nuk e sillte dëbora por qeveria. Por, shqiptarët nuk e besojnë më.”- u shpreh Berisha.
Gjithashtu, kryeministri i bëri thirrje autoriteteve vendore të aplikojnë për grantin e zhvillimit deri më datën 2 prill kur është edhe afati i fundit. "I bëj thirrje autoriteteve vendore, bashkive dhe komunave të Shqipërisë të paraqesin projektet e tyre, të aplikojnë në grantin e zhvillimin të rajonin pasi afati i fundit do jetë 2 prilli, dhe pas kësaj date nuk do të merren më projekte që mund të financohen nga buxheti i shtetit" - deklaroi kryeministri Berisha.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave