E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku Ka nje fushate nga PS per te sulmuar femrat e Partise Demokratike

Intervista Flet deputetja demokrate Felaj me kercenoi se do te ma punonin si ne Fier

Deputetja demokrate Rajmonda Bulku njekohesisht nje artiste e njohur ne vend flet per ate qe ajo e quan lufte e PS-se e bere nepermjet femrave kunder femrave deputete te PD-se. Bulku ne intervisten per Shqip flet edhe per martesen e Edi Rames.

Ditet e fundit ne media eshte folur ne lidhje me nje incident te ndodhur mes deputetes se PS-se Ermonela Felaj dhe bashkeshortit te ministres Bregu z. Namik Ajazi. Si e shikoni kete ceshtje

Me vjen shume keq qe kryeartikujt e disa gazetave sot fillonin me nje genjeshter shume te madhe dhe kjo genjeshter behet edhe me e madhe kur ate e thote nje grua deputete e Partise Socialiste. Mendoj se kjo eshte genjeshter pa asnje hezitim sepse kete e kam provuar mbi supe pak kohe me pare edhe vete. Kjo ka ndodhur kur nje grup i vogel i deputeteve te PS-se u futen ne greve urie. Deputetja Felaj e cila kishte pak sikurse dhe une qe ishte ne Parlament me dergon nje mesazh kercenues per sa i perket qendrimit tim publik per greven e urise te socialisteve. Ky mesazh ishte ti nuk ke zene mend nga Fieri. Dhe ky mesazh erdhi vetem per faktin se une kisha thene qe nuk eshte e udhes qe problemet politike te zgjidhen ne rruge por deputetet socialiste duhet te kthehen ne Parlament per te dhene aty dhe kontributin e tyre per zhvillimin e vendit.

Cdonte te thoshte ky mesazh qe tu dergua

Ka qene nje rast kur kam qene perpara nje turme militantesh te PS-se ne qytetin e Fierit ne nje moment irritimi per procesin e zgjedhjeve. Kemi shkuar aty vetem per te konstatuar ne detyren tone dhe jo per te vjedhur vota dhe as per te shkaktuar trazira. Aty perpara nje tufe njerezish te ndersyer nga nje deputet i ri i PS-se ne kete zone patem goditje me shkelma me grushte dhe shishe une nje kolegia ime femer dhe po keshtu koleget tane demokrate. Madje kur kemi dale nga ajo turme e irrituar te tjeret na kane pergezuar dhe na kane thene qe ishte fat per ne qe kishim dale pa u sulmuar edhe me arme te ftohta nga ajo turme.

Nga e kuptuat ju se mesazhet iu vinin nga deputetja Felaj

Mesazhin per Fierin nuk arrij ta humb dot. E kuptova per faktin se zonja Felaj te nesermen pa pritur dhe pa kujtuar pa pike turpi kishte bere nje padi ne nje gazete dhe nga shkrimi aty kuptova kush e kishte bere kete mesazh. Me pare nuk e kisha menduar se nje femer nje politikane mund te arrinte te formulonte nje mesazh te tille thjesht ishte e pabesueshme per mua me pare ta beja kete lidhje.

Z. Bulku ju jeni kercenuar ne Fier edhe nepermjet mesazhit telefonik per shkak te detyres suaj. Por pse nuk bete padi per keto raste ashtu sic po ben znj. Felaj sot

Nuk eshte se kete ngjarje nuk e vuajtja demtimi psikologjik dhe shpirteror per mua ishte shume i madh mbase me i madh se po te isha bere me gjak. Nuk e kalova as lehte dhe kjo ishte nje ngjarje e rende per familjen dhe te afermit. Por une nuk jam ndier vetem per nje arsye sepse ne ishim ne nje proces zgjedhor dhe nese do te reagoja aty atehere ky incident do te ndikonte ne prishjen e imazhit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme qe ne patem. Une nuk mund te mbaja ne kurriz faktin se nga ky incident ato zgjedhje do te mbylleshin me nje bilanc te keq. Kjo ka qene arsyeja e vetme qe une e bera kete sepse kur merr persiper nje detyre duhet te kuptosh se nuk je aty per arsyet e tua personale por je aty per nje ideal.

Pse mendoni se po ndodh nje fushate kunder femrave te PD-se

U bene disa muaj qe gazetat hapen me tituj qe demtojne imazhin e femrave qe jane deputete te Partise Demokratike. E para qe sulmuan ishte deputetja Albana Vokshi pastaj ministrja Majlinda Bregu pastaj del edhe historia e nje hidrocentrali te cilin e paska burri im. Histori e cila nuk ka lidhje me pozicionin tim dhe ne tenderin e ketij hidrocentrali nuk ka pasur absolutisht as edhe nje shkelje as edhe nje problem. Kete ceshtje e nisi deputetja e PS-se Vasilika Hysi e cila duke mos dashur te shohe te verteten ka thene se burri im ka nje hidrocentral gje qe nuk eshte e vertete sepse aty burri im eshte vetem nje administrator nje rrogetar brenda profesionit te tij. Une nuk merrem fare me profesionalizim e ketyre femrave por dua te them se kur ato bejne politike duken shume keq te cytura nga lideri i tyre dhe jane katandisur ne papagaj te tij sa nuk jane as te sakta dhe ne kete kuader ato nuk perdorin dot as anen e tyre profesionale. Nga ana tjeter dua te shtoj se nuk ka ndodhur ndonjehere ne historine e politikes shqiptare qe femrat te ndersehen ndaj femrave te kete nje lufte femerore me genjeshtra te pafundme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›