Dritan Prifti serish ne prokurori per kercenimet me sms dhe e-mail
Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti eshte interesuar per mbarevajtjen e hetimeve per dy kallezime qe ka kryer ne organin e prokurorise. Behet fjale per dosjen e gjobes 1 milion euro dhe per kercenimet me SMS qe ka marre ne telefonin privat. Ne te dyja rastet gjobevenesi dhe kercenuesi i benin shantazh deputetit qe te paguante pasi ne te kundert i rrezikohej jeta e se gjithe familjes. Kercenimet u moren seriozisht nga Prifti i cili vuri ne dijeni edhe institucionet e drejtesise policine dhe prokurorine. Keto institucione brenda nje kohe te shkurter kane kryer nje sere hetimesh per gjetjen e personave pergjegjes. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane se ish-ministri i Ekonomise eshte paraqitur prane ketij institucioni per te marre informata rreth mbarevajtjes se hetimit per kercenimet me SMS. Kjo dosje po hetohet nga njesia Task-Force e cila ka kryer nje sere veprimesh per zbardhjen e autorit. Burimet deklarojne se ende dosja eshte pa autor dhe i vetmi person qe mund te ndihmojne ne hetime eshte Prifti. Nderkohe nga burime prane Prokurorise se Krimeve te Renda mesohet se dosja e gjobes 1 milion euro po mbahet peng nga drejtesia greke. Ne drejtim te shtetin helen eshte nisur nje leter-porosi pasi ka dyshime se kercenimi i Priftit ka ardhur nga qyteti i Selanikut. Megjithese kerkesa eshte dorezuar disa jave me pare drejtesia greke ende nuk ka kthyer pergjigje nese e kane ekzekutuar apo jo leter-porosine.
Prej disa javesh nje grup hetimor nga Prokuroria e Krimeve te Renda po hetojne disa e-mail-e te mberritura ne posten elektronike te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Persona te paidentifikuar i kane derguar pese e-mail-e Priftit ku mesazhi ishte kercenues me jeten e tij dhe te familjes nese nuk paguante 1 milion euro. Te dhenat jane regjistruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda e cila ka kontaktuar disa specialiste te informatikes per te evidentuar prejardhjen e ketyre kercenimeve nga posta elektronike. Nga te dhenat e regjistruara nga hetuesit e ceshtjes ka rezultuar se Prifti eshte kercenuar nga nje kompjuter ne Greqi per shumen e majme. E-mail-i ka lene gjurme ne rrjet ndersa hetuesit kane kapur edhe numrat e IP-se. Me keto numra te IP-se grupi hetimor pretendon te gjeje edhe autorin qe mund te kete kercenuar ish-ministrin. Zbardhja e ketij kercenimi do te vonoje per shkak se duhet kohe per ekzekutimin e leter-porosise megjithate perfaqesues te akuzes mendojne se duhet te ishte derguar informacion paraprak nga shteti grek. Precedentet e bashkepunimit ne fushen e drejtesise midis Shqiperise e Greqise kane lene shume per te deshiruar pasi shteti helen ka vonuar dukshem te dhenat e kerkuara nga pala shqiptare. Megjithate grupi hetimor i Krimeve te Renda deklaron se po punon per zbardhjen e ketij kercenimi ndersa jane marre ne pyetje dhe eshte kerkuar informacion nga antiterrori per ndonje kercenim te mundshem. Prokuroria dyshon se kercenimi dhe shantazhi mund te jene bere per shkak te postit qe mbante Dritan Prifti ndersa nuk perjashtohet ende asnje piste. Hetuesit po mbledhin informacione nese deputeti ka pasur ose jo konflikte ndersa paraprakisht hetimet po perqendrohen vetem ne pisten e kercenimit per shkak te detyres. Akuza shton se krahas kercenimit nese nuk paguan nje milion euro do te vrasim familjen ish-ministri ka marre nje tjeter kercenim kesaj here me karrigen. Nese nuk paguan vleren atehere nuk do ta shohesh me karrigen e ministrit mesohet se i kane shkruar ne e-mail Priftit qe ka pare te arsyeshme te lajmeroje fillimisht policine dhe me pas prokurorine per keto kercenime. Krahas e-mail-eve ne adrese te tij kane shkuar edhe disa SMS kercenuese. Akuza pretendon se materiali nuk permend emra personash te dyshuar si autore te ketyre SMS-ve kercenuese.