E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Drejtesi dhe Unitet

Deklaratat

Rasti i fundit i zhvarrimit te eshtrave te shqiptareve ne fshatin e Boboshtices perben nje akt barbar dhe te paprecedente qe kalon cdo kufi njerezor. Kjo eshte nje fyerje e rende qe i behet jo vetem kujtimit te tyre por edhe dinjitetit te cdo shqiptari. PDU vlereson se duhet nje nderhyrje urgjente dhe energjike e shtetit shqiptar karshi ketyre akteve vandale qe jane te perseritura. Keto nuk jane akte te shkeputura pasi vetem pak kohe me pare u zbulua skandali i zhvarrimeve ne Kosine qe me makabritetin e tyre lane pa fjale kedo. PDU i ben thirrje te qarte shtetit shqiptar qe te veproje me force e urgjentisht per te dekurajuar perfundimisht recidivistet por mbi te gjitha per te ruajtur dinjitetin njerezor te shqiptareve. Pushteti vendor dhe banoret e Boboshtices qe denoncuan vertetuan paligjshmerine e ketij akti te turpshem kane mbeshtetjen pa ekuivok te Partise Drejtesi dhe Unitet dhe duhet te gjejne po te njejten mbeshtetje nga shteti shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›