Bulku, thirrje 5 grave të PS-së: Dilni nga greva, Rama po ju përdor
Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, u ka bërë thirrje grave dhe vajzave, të cilat ndodhen në grevën e urisë të Partisë Socialiste, për të dalë nga greva duke mbrojtur më parë shëndetin e tyre përballë një kauze, që sipas saj, nuk është e njëjtë me atë të studentëve në ardhjen e demokracisë. Duke përjashtuar përpjekjen për thyerje të grevës së urisë, deputetja Bulku e vlerësoi mitingun festiv të Partisë Demokratike në sheshin "Nënë Tereza" shumë pranë grevës së urisë, si një ditë pranvere për të vlerësuar arritjet e qeverisë së koalicionit. Ajo tha se ka shumë socialistë, të cilët nuk i ndjekin protestat.