E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi fushata për kryetar të Istogut

Sot në Istog fillon fushata për zgjedhjen e kryetarit të kësaj komune, ku në balotazh garojnë Haki Rugova nga LDK dhe Shasivar Haxhiaj nga PDK, të cilët në zgjedhjet e mbajtura më 11 maj morën më shumë vota.

Fushata do të zgjasë 5 ditë. Qytetarët do të votojnë më 9 maj për të zgjedhur të parin e Komunës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Haki Rugova ka fituar 49.7 për qind, ndërsa Shasivar Haxhiaj 21.6 për qind.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog janë mbajtur pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati, i cili ndërroi jetë në një spital të Gjermanisë, në janar të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›