Plan i panjohur

Institucionet vendore nuk dinë gjë për planin e Shefit të diplomacisë sllovake, Miroslav Lajcak, me të cilin pretendon se mund të zgjidhen problemet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Jashtëm i shtetit që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ka paralajmëruar se këtë plan do ta prezantojë para ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, në takimin që mbahet më 10 maj në Bruksel.
Lajcak nuk ka zbuluar asnjë hollësi nga plani, por ka theksuar se propozimet e tij mund të vijnë në shprehje pas publikimit të opinionit të këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se mënyra më e mirë për të rregulluar raportet mes Prishtinës dhe Beogradit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
“Ne i vlerësojmë deklaratat e ministrit Lajçak, i cili ka thënë se Sllovakia ka një qasje miqësore ndaj Kosovës, besojmë se ata edhe duhet ta ngrenë në nivel këtë qasje dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Por, sa u përket raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ne nuk mund ta komentojmë të ashtuquajturin plan, sepse planin nuk e di askush përveç tij dhe nuk mund ta paragjykojmë, por ajo që mund të thuhet që mënyra më e mirë për t’i rregulluar raportet mes Kosovës dhe Serbisë, është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi për agjencinë e lajmeve Kosovapress.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë ka qëndruar për një vizitë dyditëshe në Kosovë në fillim të muajit të kaluar, por sipas zyrtarëve të Qeverisë, një asnjë takim me liderë kosovarë nuk është përmendur ky plan.
“Nuk është biseduar në Prishtinë për këtë. Prishtina nuk ka asnjë lloj njoftimi për këtë dhe kjo asnjëherë s’ka qenë temë e bisedave”, ka thënë Albana Beqiri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkaq, një zyrtar ndërkombëtar në Prishtinë, që gjithashtu thotë se nuk di gjë për këtë plan, vlerëson se kjo nismë mund të quhet qysh tash e dështuar, nëse prapa saj nuk qëndrojnë shtete të fuqishme perëndimore.
Megjithatë, ai supozon se mund të ndodhë që Sllovakia dëshiron të propozojë që modeli i marrëdhënieve të saj me Kosovën të jetë shembull për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. “Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ajo ka një zyrë në Prishtinë, e njeh pasaportën e Kosovës dhe dokumentet e tjera të lëshuara nga autoritetet kosovare”, ka thënë ai me kusht anonimiteti.
Për planin e panjohur të Lajcakut, në Beograd kanë komentuar vetëm analistët politikë.
Njëri nga ta, Dusan Janjic i Forumit për Marrëdhënie Etnike, beson se zgjidhja e problemeve në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton vetëm zgjidhjen e çështjeve teknike.
“Sado i mirë që të jetë ai plan, nuk mund të zgjidhë problemin thelbësor, statusin e Kosovës”, ka thënë ai për radion B92.
Ai mendon se për hartimin e planit, Lajcak mund të këtë shfrytëzuar përvojën nga Bosnja, ku ka shërbyer si përfaqësues i bashkësisë ndërkombëtare.
“Supozoj se Lajcak dhe një pjesë e njerëzve nga Sllovakia promovojnë këtë përvojë. Kjo do të thotë se shtetet e ish-Jugosllavisë si dhe Shqipëria do të mund të krijonin një grup interesi dhe do t’i linin mënjanë problemet që i kanë mes veti duke definuar një listë me çështje për të cilat pajtohen’, ka thënë ai.
Janjic ka përmendur edhe një ide, për të cilën thotë se është prezantuar kohë më parë nga francezët, sipas të cilës, Serbia do të anëtarësohej në Bashkimin Europian, kurse Kosova në OKB, pa njohje të pavarësisë.
Sipas tij, një model i tillë që nënkupton anëtarësimin e shteteve në OKB pa të drejtë vote, është zbatuar me sukses gjatë kohës së Luftës së Ftohtë në rastin e Ukrainës, Bjellorusisë, Gjermanisë Lindore, e më vonë edhe në rastin e Palestinës.