E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaret, kerkojne linjen e interkonjeksionit Tirane-Shkup

Marrja me koncesion e linjes se interkonjeksionit Tirane-Shkup, eshte nje kerkese qe Shqiperise se fundmi i ka mberritur nga Bullgaria. Keshtu, perfaqesues te kompanise bullgare "EMU a.d. Targovishte", gjate nje takimi me autoritetet e larta te ministrise shqiptare te Ekonomise, treguan interesin kryesor te tyre per fushen e privatizimit te HEC-eve, si dhe koncesionin e linjes se lartpermendur. Linja e interkonjeksionit Tirane-Shkup, behet me dije se do te kompletoje edhe rrjetin e transmetimit te energjise se Shqiperise me rajonin. Nga ana e tyre, ekspertet shqiptare i ftuan ata bullgare qe te konkurrojne per koncesionin e linjes se interkonjeksionit Tirane-Shkup, duke i siguruar ata se gara per perfitimin e tij do te jete e hapur dhe transparente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›