E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF: Buxheti, jo me tejkalim te shpenzimeve

Eglantina Nasi

Institucionet buxhetore kane treguar qendrueshmeri dhe kujdes ne kryerjen e shpenzimeve gjate tre muajve te pare te ketij viti. Nje fakt te tille e tregojne te dhenat me te fundit fiskale per kete periudhe, te publikuara nga Ministria e Financave. Sipas tyre, shpenzimet publike, figurojne te jene te peraferta me nivelin e te ardhurave qe kane hyre ne arken e buxhetit te shtetit, duke siguruar ne kete menyre nje deficit buxhetor ne nivelet e lejuara dhe te parashikuara prej eksperteve te Financave. Konkretisht, tabela statistikore e hartuar prej ketyre te fundit, tregon se gjate muajve janar-mars 2012, shpenzimet kane qene ne total ne nivelin prej 22.66%. Kurse te ardhurat ne total figurojne te kene qene ne nivelin prej 22.05%, duke treguar ne kete menyre perafri me zerin e lartpermendur. Sic rezulton ne fakt edhe ne buxhetin vjetor, kur per te ardhurat parashikimi eshte bere ne totalin prej 355.759 milione lekesh, ndersa ai per shpenzimet ne vleren totale prej 396.922 lekesh. Nga ana tjeter, te dhenat e publikuara nga ministria e Financave tregojne se te ardhurat ne buxhetin e shtetit kane njohur nje rritje progresive te tyre, nga muaji janar, duke kaluar ne shkurt dhe per te arritur ne mars, me nje total te siguruar ne vleren prej 78.457 milione lekesh. Sikunder ka ndodhur ne fakt, edhe me zerin e shpenzimeve, i cili gjithashtu eshte rritur me kalimin nga njeri muaj ne tjetrin, perkatesisht duke arritur nje total prej 89.946 milione lekesh ne fund te muajit mars. Mes te tjerash, ky raport statistikor, tregon me saktesi, sipas zerave te caktuar, edhe sesi kane mberritur parate ne buxhetin e shtetit. Keshtu, te dhenat tregojne se ndersa kane nje parashikim vjetor prej 251.168 milione lekesh, te ardhurat e siguruara nga tatimet dhe doganat, ne fund te muajit mars, rezultojne qe te jene ne nivelin prej 54.367 milione lekesh. Ky eshte ne fakt, edhe zeri kryesor qe mbush arken e buxhetit. Ndersa eshte edhe ai i te ardhurave "nga ndihmat", te cilat mesohet se ne fund te muajit mars, rezultonin me nje total prej 764 milione lekesh. Por nuk duhet harruar se mjaft te ardhura mberrijne ne arken e shtetit edhe nga pushteti vendor. Per keto te fundit, ekspertet e ministrise se Financave raportojne se kane rezultuar te jene ne fund te muajit mars te ketij viti, ne vleren prej 2.837 milione lekesh, nga 813 te tilla ne muajin janar dhe 1.584 ne muajin shkurt 2012. Kurse parashikimi vjetor, per keto te ardhura, mesohet se kap vleren prej 14.624 milione lekesh. Aktualisht, ne nivel perqindje, mesohet se te ardhurat nga pushteti vendor, per ate qendror, zene rreth 19.40% te totalit te parashikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›