Spahiu: Ne shtator perfundon asgjesimi i municioneve ne poligone
Ka perfunduar dje me nje vizite ne Uzinen e Lendeve Plasese ne Mjekes Konferenca e 5-te Rajonale e reduktimit te stoqeve te armatimit dhe municioneve te trasheguara nga e kaluara. Kjo konference eshte organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili perzgjodhi Shqiperine si vendin qe ka punuar me shume dhe qe eshte me i suksesshmi deri me sot ne fushen e demontimit te municioneve. Zevendesministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, u beri me dije te pranishmeve se procesi i demilitarizimit eshte ne rruge mjaft te mbare dhe nga shtatori i vitit 2009 e deri me sot jane demilitarizuar mbi 60 mije tone municione dhe ky proces do te perfundoje brenda 6 mujorit te pare te vitit 2013, ndersa brenda shtatorit te ketij vitit do te perfundoje procesi i asgjesimit te municioneve ne poligone. Spahiu theksoi se largimi i stoqeve do te rrise me shume sigurine per banoret e vendit, por edhe per rajonin.
Nga ana tjeter Spahiu shprehu konsiderata te larta per organizimin e kesaj konference e cila, sipas tij, sherbeu per te shkembyer eksperiencat tona per sa i perket reduktimit te stoqeve ne rajonin tone. "Uzina e Lendeve Plasese ne Mjekes eshte uzina me moderne ushtarake ne Shqiperi. Kjo uzine ka nje teknologji moderne dhe kryen 60% te volumit te demontimit ne vendin tone", - eshte shprehur Spahiu.
Duke u ndalur ne sukseset e arritura ne fushen e demontimit te municioneve, z. Spahiu ka nenvizuar se "prioritet ne punen tone kemi respektimin e standardeve te sigurise dhe fale aftesive te gjithe stafit dhe personelit qe merret me kete proces dhe zbatimit te rregullave teknike, ku fatmiresisht deri tani nuk kemi pasur asnje incident".
Kurse drejtori i Uzines se Lendeve Plasese ne Mjekes, Daniel Karanxha, tha se "60% e demontimit ne rruge industriale kryhet ne kete uzine dhe ajo qe eshte me kryesorja eshte fakti se qe nga viti 2003 e deri me sot uzina e ka kryer procesin e demontimit pa asnje incident'.