Bullgarët vendosin sot për një president të ri

Bullgarët u janë drejtuar sërish kutive të votimit, në raundin e dytë të zgjehdjeve , për të përcaktuar presidentin e ri të vendit. Në garën e balotazhit janë kandidati i qeverisë Rossen Plevniev dhe kandidati i socialistëve, Ivailo Kalfin. Sipas të hënave të Komisionit Zgjedhor Plevniev, ka fituar në raundin e parë para një jave 40 për qind ndërsa kundërkandidati i tij Kalfin 29 për qind të votave. Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në Bullgari, që prej anëtarsimit në BE në vitin 2007. Rosen Plevneliev është pjesë e partisë GERB, parti e krahut të djathtë qeverisës dhe Ivalio Kalfin, nga partia kryesore opozitare-Partia Socialiste. Ky balotazh cilësohet si garat kryesore ndërmjet dy blloqeve politike të vendit. Bullgaria nuk arriti ta zgjedhë presidentin e saj në raundin e parë të zgjedhjeve, pasi rosen plevneliev nuk arriti pragun prej 50 %.Lëvizja për të Drejta dhe Liri në raundin e parë nuk përkrahu asnjë prej kandidatëve për president, por në raundin e dytë ky subjekt politik deklaroi se do të mbështesë kandidatin e Partisë Socialiste të Bullgarisë, Ivaljo Kalfin. Megjithatë pas raundit të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore për shumë qytete. Hasan Aziz, kandidati i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri që aktualisht kryen detyrën e Kryebashkiakut të Kurxhalisë, u rizgjodh në të njëjtin post duke fituar 54% të votave.
Lëvizja për të Drejta dhe Liri i fitoi zgjedhjet vendore në të gjitha komunat e varura nga Kurxhalija, si dhe në 5 komuna të Shumenit