E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Disa liderë serb në veri nuk e kuptojnë realitetin

Shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se disa liderë politikë serbë të veriut të Kosovës, kanë probleme me konceptimin e realitetit.

Në një intervistë për ditoren Novi Sadit, Dnevnik, ai ka thënë se këta liderë i shikojnë gjërat kryesisht nga prizmi i interesave partiak.

"Është e qartë se kryetarët e komunave nuk mund të shtrojnë kërkesa partiake dhe joreale ", ka thënë Stefanoviç.

Ai shtoi se së shpejti “do të gjendet një zgjidhje për krizën në veri, por se kjo nuk do të jetë ideale dhe se nuk do të përmbushë plotësisht nevojat dhe qëllimet e Serbisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›