E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli sulme ajrore në Gaza

Këto shkëmbimesh zjarri më të mëdha të këtij muaji, ndodhën midis jugut të Izraelit dhe Rripit të Gazës, zonë kjo e cila kontrollohet nga militantët e Hamasit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit të Gazës Adham Abu Salmia, tha se 9 persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur gjatë shkëmbimeve të zjarrit, ndërkohe që nga ana tjetër, zëdhënësi i policisë Izraelite Micky Rosenfeld, tha se gjatë sulmeve me raketë, një civil mbeti i vdekur dhe 4 u plagosën rëndë.

Një zëdhënës i ushtrisë Izraelite konfirmoi se ishin gjithsej katër sulme me raketa, ndërkohë që shton se ushtria Izraelite në sulmet e saj goditi një nga grupet e shumta militante në Gaza, i cili ishte dhe grupi që  kreu sulmet në jug të vendit. Sulmi jonë qe një kundër përgjigje e raketës e cila shpërtheu në territorin e Izraelit te enjten, sqaroi ai. /L.Ferhati/Start/

                                                                                             2011-10-30 09:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›