E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari/ Sekuestrohet kokainë, fshihej në shishet e verës

Oficerët e doganës bullgare konfiskuan më shumë se 700 litra kokainë të vlerësuar me 10 milionë euro, që u gjet e fshehur në më shumë se 1000 shishe vere. Droga, që u gjet e fshehur në një kontenier, e ka prejardhjen nga Bolivia dhe ishte transportuar me anije përmes Kilit për t'u sekuestruar më pas në portin e Varnës, në Detin e Zi, pas një operacioni të përbashkët me administratën amerikane të antidrogës "DEA". Oficerët doganorë të Bullgarisë deklaruan se destinacioni i drogës ishte Evropa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›