E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, Danubi ngrin plotësisht, për herë të parë që nga viti 1985

SOFJE - Danubi ka ngrirë plotësisht në afërsi të portit bullgar "Silistra", në veriperëndim të vendit, për herë të parë që prej 25 vjetësh, njoftuan sot Agjencitë bullgare.

Hera e fundit kur pjesa bullgare e lumit kishte ngrirë plotësisht ishte gjatë dimrit të viteve 1984-1985.

"Ne presim që ngrirja e plotë e lumit të shtrihet gjatë ditës në një pjesë më të gjerë të lumit'',bëjnë të ditur agjencitë bullgare.

Bullgaria nuk ka anije akullthyese, lundrimi është ndaluar plotësisht, që nga dita e mërkurë në pjesën bullgare të Danubit, që shërben si kufi natyror mes Bullgarisë dhe Rumanisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›