E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac, bie aksidentalisht nga shtylla, vdes elektricisti 48-vjecar

LAC- Një elektricist në Lac ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Ngjara ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa elektricisti Pal Teska 48-vjec, ka qënë duke punuar për  riparimin e një defekti.

Gjatë kohës që përpiqej të riparonte defektin, Teska ka rënë nga shtylla dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave paraprake nga policia e Lacit, dyshohet se 48-vjecari ka rrëshitur nga shtylla.

Pritet që trupi i pajetë i 48-vjecari t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›