Bullgari, Interpoli publikon foton e sulmuesit në Burgas

Interpoli ka kërkuar nga vendet anëtare të qarkullojnë foton e sulmuesit I cili dy javë më parë vendosi një bombë në një autobus në Burgas të Bullgarisë.
Portreti është krijuar nga ekspertët bullgarë dhe paraqet një të ri rreth moshës 30 vjeç, me flokë dhe sy të zi. Fotografia është publikuar edhe në faqen në Internet të Interpolit.
Ndërkohë si pasojë e një sulmi me bombë në një autobus dy javë më parë në Burgas të Bullgarisë u vranë pesë turistë izraelitë dhe shoferi bullgar.