Bullgari, bie popullariteti i kryeministrit Borisov

Bie popullariteti i kryeministrit bullgar Bojko Borisov pas publikimit të një përgjimi ku ai dyshohet se mbështeste një fabrikë birre pa licensë. Në një sontazh të organizuar nga “Gallup” popullariteti i Borisovit ka rënë 14 përqind.
Ndërsa vëtë Borisov i tha kabinetit të tij se telefonatën e përgjuar e kishte bërë me kërkesë të presidentit të shtetit Georgi Përvanov, dhe se në të nuk kishte asgjë të paligjshme.
Sondazhi u realizua duke anketuar përmes telefonit 1 058 persona, ku 75 për qind e të cilëve thanë se ishin të informuar në lidhje me çështjen. Një e treta besojnë se regjistrimet janë të vërteta, një e treta tjetër besojnë se regjistrimet ishin të rreme, ndërsa pjesa tjetër ishte e pavendosur.
Mbi gjysma e të anketurave mendojnë se ka një krizë në qeveri, ndërsa 29 për qind kanë deklaruar se çështja ishte e parëndësishme.