E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria greke miraton shkurtimet, largohen 5 ministra

Projektligji tanimë duhet të miratohet në Parlamentin grek.  Ndërkohë, lidhur me këtë çështje kanë dhënë dorëheqjen pesë ministra të kabinetit Papadhimas, pasi partia Laos i quajti “poshtëruese” masat e miratuara.

Sindikatat kanë filluar një grevë të përgjithshme 48-orëshe të premten ndërkohë që në Athinë dje pati edhe përleshje me policinë.

Kryeministri Lukas Papadhimas ka paralajmëruar se nëse Parlamenti nuk miraton masat e rëna dakord, vendi do të përballet me “kaos ekonomik të pakontrolluar”.

“Ne nuk mund të lejojmë falimentimin e Greqisë”, tha ai para kabinetit, duke shtuar se “është ora për përgjegjësi historike”.

Masat e reja të kursimeve përfshijnë shkurtimin e sektorit publik me 15 mijë vende pune, liberalizimin e ligjeve të punës, uljen e pagës minimale me 20%, nga 751 euro në 600 euro etj./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-11 10:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›