E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osmani takim me Mustafën: Forcim bashkëpunimi Prishtinë-Gostivar

Një delegacion i lartë i Partisë Rilindja Demokratike Kombëtare në Maqedoni, me në krye kryetarin Rufi Osmani, realizoi një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht edhe kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa.
 

Të dy kryetarët këmbyen përvojat dhe vizionet e tyre në udhëheqjen e të dy partive dhe të dy komunave respektive, Prishtinës dhe Gostivarit.
 

Sipas një njoftimi për shtyp nga RDK-ja, orientimet programore të LDK dhe të RDK-së “kanë elemente të përbashkët”, cfarë krijon hapësira për një “bashkëpunim në të ardhmen”.
 

Osmani shprehu interesim që në strukturimin dhe anëtarësimin e RDK-së në forumet ndërkombëtare të partive të djathta, të ndihmohet nga LDK. Ndërsa, Mustafa shprehu gatishmërinë e plotë për asistencë në ngritjen dhe profilizimin politik të RDK-së, bazuar në përvojat dhe sfidat me të cilat është “ballafaquar LDK në të kaluarën”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›