E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari perleshje etnike 120 te arrestuar

Më tepër se 120 persona u  arrestuan pas shpërthimit të  dhunës  në një fshat në Jug të Bullgarisë. Perplasjet etnike, më të rënda ndër vite, shpërthyen pas ndjekjes dhe  vrasjes së një adoleshenti  në Katunitsa. Policia dhe  trupat elitë  zbarkuan në  fshat gjatë fundjavës për të rivendosur rendin pasi dhjetëra banesa dhe  makina të  komunitetit Rom u sulmuan. 

Të premten në Katunitsa, në juglindje të  qytetit të dytë për nga madhësia Plovdiv, një 19-vjecar  u shtyp me furgon nga anëtarët e Klanit të të vetëshpallurit "Car i Romëve", Kiril Raskov. Ngjarja indinjoi komunitetin ndonëse sipas burimeve lokale prej disa dekadash tensionet etnike janë pjesë e së përditshmes në zonë. Më tëper se 500 persona  u mblodhën përreth pronave të Rakovit dhe bënë thirrje që ai dhe  familja e tij të dëbohen nga fshati që numëron 2300 banorë.

Tubimi u pasua  nga  veprime vandale e të dhunshme, ndërsa banorët e zonës akuzuan shtetin për indiferencë. 'Tsar Kiro', 69 vjec, gjatë regjimit komunist është dënuar disa herë për  transaksione të paligjshme ari, ndërsa në 1998 themeloi një parti politike për t’i mundësuar komunitetit rom hyrjen në politikë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›