Greqi protesta te dhunshme dhe greva

Protesta të dhunshme përgjatë natës e greva në mengjes. Nje fillim i trazuar për një jave mjaft të rëndësishme për Athinën. Para parlamentit grek ndjehej ende sot në mëngjes era e rëndë e gazit lotsjellës, ndërsa mijëra protestues një natë më parë tentuan sërish të mësynin godinën në qendër të kryeqytetit. Demostrata massive e së dielës kundërshtonte miratimin e taksës shtesë mbi pronën, nën parullat "Nuk do të paguajmë", "Diktatura mori fund në '73", "Duam lirinë tonë”.
Por ndërsa trazirat nuk ndalen, ministri i Financave, Venizellos tha se Greqia do të vazhdojë të bëjë shkurtime të buxhetit, pavarësisht “kostos së lartë sociale dhe politike për popullin”. Komentet e tij gjatë takimit të Shoqatës Bankare ne Uashington, vijnë në kohën kur ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe inspektorët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Athinë, për të vlerësuar nëse Greqia i ka përmbushur kushtet e nevojshme për këstin e ardhshëm të ndihmës, në vlerë prej tetë miliardë eurosh.
Analistët thonë se ekziston mundësia që kësti i rradhës të mos miratohet. Pa te Greqia nuk do të mund të shlyejë detyrimet e saj në muajin tetor. Një tjetër paketë shpëtimi është miratuar për Greqinë në muajin korrik por ajo nuk është ratifikuar ende nga vendet anëtare të eurozonës.
Delina Bitraku