France e majta franceze fiton shumicen ne senat

Për herë të parë në gjysëm shekulli e majta franceze fiton shumicën në senat. Shtatë muaj para zgjedhjeve parlamentare presidenti Nikolas Sarkozy pëson një goditje të rëndë politike. Për herë të parë pas vitit 1958, socialistët opozitarë arritën të sigurojnë shumicën në senat, dhomën e lartë të parlamentit francez, kompetencat e të cilit megjithatë janë të kufizuara.
Socialistët folën për një kthesë historike. Senati francez nuk zgjidhet nga populli, por nga përfaqësuesit komunalë. Të dielën ishin ftuar 72 000 përfaqësues të komunave, për të përcaktuar gjysmën e 348 senatorëve të rinj. Analistët flasin për rënie progresive dhe për mbështjetjen ndaj të djathtës. Por sipas konservatorëve, edhe për shkak se zgjedhja kryhet përmes zgjedhësve të mëdhenj, pasojat praktike të këtij ndryshimi janë të vështira për t’u vlerësuar.
Megjithë kompetencat e kufizuara, viktima e parë pritet të jetë limiti i deficitit publik që Sarkozi ka kërkuar ta bëjë pjesë të kushtetutës. Ndërkaq socialistët premtojnë të shkojnë më tej. “Pas kësaj fitoreje historike në senat duam rezultate historike edhe në zgjedhjet presidenciale”, deklaroi François Hollande, rivali në kampin socialist për zgjedhjet e 2012-ës.
Delina Bitraku