Trazirat ne Jemen Saleh kerkon zgjedhje te plota

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i drejtohet kombit me një fjalim televiziv, për herë të parë që pas kthimit nga Arabia Saudite. Jemeni ka muaj që është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, të cilat bëjnë thirrje për largimin e Salehut në pushtet prej më tepër se 30 vjetësh. Ky i fundit tha se do të angazhohet për iniciativën e Gjirit, e cila parashikon transferimin e pushtetit te zëvendësi i tij para zgjedhjeve.
Megjithatë, ai tha se dëshiron zgjedhje të plota: presidenciale, parlamentare dhe lokale. Fjalimi i Salehut vjen në fund të një jave të dhunshme në Jemen, gjatë së cilës humbën jetën mbi 100 persona. Protestuesit e ndoqën fjalimin e tij në tendat e ngrituara në sheshin qëndror të cilin tashmë e quajnë sheshi i ndryshimit. Për ta premtimi për zgjedhje ishte zhgënjyes dhe e cilësuan fjalimin e Salehut si nxitje për luftë. 17 vetë humbën jetën të shtunën ndërsa forcat e regjimit sulmuan kampin e ngritur nga protestuesit në qendër të Saanas.
Delina Bitraku