E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, protesta kundër emërimit të kryetarit te ri të agjencisë së sigurisë

BULLGARI- Në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, kanë vijuar protestat anti- qeveritare të cilat kane nisur 24 ditë më parë. Protestuesit bullgare kundërshtojnë vendimin e kryeministrit Plamen Oresharki për të emëruar në drejtim të agjencisë për sigurinë kombëtare një biznesmen të njohur.

Bullgarët kërkojnë që kabineti qeveritar të japë dorëheqjen, ndërsa theksojnë nevojën për amendime në kodin elektoral për të rritur përfaqësimin e votuesve në Parlament. Protesta kundër qeverisë bullgare janë zhvilluar edhe në vende të tjera të Evropës atje ku jetojnë emigrantë nga ky vend të cilët kanë shprehur pakënaqësi për emërimet e fundit në Sofje.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›