E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e sekretarit John Kerry në gjendje kritike për jetën

Gruaja e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Teresa Heinz Kerry, 74-vjeçe, është transferuar në një spital të Bostonit të dielën ndërkohë që pranë saj ndodhet edhe shefi i diplomacisë amerikane.

Detaje për natyrën e sëmundjes së Heinz Kerryt nuk janë bërë publike. Gjendja e saj është përshkruar si kritike, porse “mjekët kanë arritur ta stabilizojnë”. Heinz Kerry është martuar me John Kerryn në vitin 1995 dhe është e njohur për punën e saj filantropike. 
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›