Bullgari, protesta për rritjen e moshës së daljes në pension
SOFJE- Rreth 10 000 manifestues marshuan sot në Sofje kundër rritjes së moshës së daljes në pension, ndërkohë që vazhdon për të shtatën ditë radhazi greva e punonjësve të hekurudhave dhe e fermerëve që protestojnë kundër zvogëlimit të subvencioneve.
Qeveria vendosi së fundmi të rrisë me një vit duke filluar nga 2012 moshën e daljes në pension, duke e bërë 61 vjeç për gratë dhe 64 vjeç për burrat.
Më tej, ajo do të rritet me katër muaj çdo vit për të arritur në 63 vjeç për gratë dhe 65 vjeç për burrat.
Sindikatat e kanë pranuar në parim këtë masë, por e vlerësojnë shumë të shpejtë kalendarin e vënies së saj në zbatim. Manifestuesit thërrisnin "Mafia" dhe "Dorëheqje" në adresë të qeverisë, dhe mbanin në duar parrulla me fjalët: "Jo arbitrarizmit". Ministri i Financave Siméon Gjankov e cilësoi këtë reformë si "të pashmangshme", pasi buxheti i pensioneve ka një deficit prej katër miliardë levash (dy miliardë euro). Ai denoncoi veçanërisht moshën e pensionit për policët dhe ushtarakëve, aktualisht 57 vjeç.
(m.a/afp/BalkanWeb)