Problemet me euron, ekspertët: Qytetarët të tregohen të qetë
TIRANË- Ndërsa ministrant e Financës së Eurozonës po diskutojnë me shqetësim për të ardhmen e euros, ekspertët e ekonomisë iu bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të qetë, kjo me qëllim shmangien e reagimeve të tepruara që mund të nxiten nga lajmet për zhvlerësimin e euros.
“Njerëzit mirë është të vazhdojnë të ndjekin mënyrën e vetë të të kursyerit apo të të shpenzuarit para, pasi cdo reagim i tepruar përvec efekteve të tregut ndërkombëtar, që duhet thënë është shumë i luhatshëm në raportet euro-dollarë do ti shtohet edhe pjesa tjetër e çbalancimeve të tregut, ku sigurisht të humbur do ishin pikërisht klientët e vegjël”, u shpreh Pedagogu i Ekonomisë në UET, Elvin Meka.
Ekspertë parashikojnë një rënie të monedhës së eurozonës në tregun tonë të këmbimit, gjë që do të ketë efekte në ekonomi.
“Një zhvlerësim i euros mund të lehtësonte disi barrën e buxheteve familjare por edhe të qeverisë, për sa i përket shërbimit të borxhit të jashtëm ,por nga ana tjetër do të kishte një ndikim disa më negative për sa i përket financave publike”, deklaroi Meka më tej.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro shkëmbehet me 139.7 lekë, ndërsa dollari ka kapur kuotën e 105.2 lekëve.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Problemet me euron, ekspertët: Qytetarët të tregohen të qetë