E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu I 1939-2011

Pretendenti i Fronit Mbreteror shqiptar Leka Zogu I u shua sot ne nje spital te Tiranes pas nje arresti kardiak beri te ditur familja mbreterore. Leka Zogu i cili vuante prej kohesh nga shqetesime te renda ne zemer e mushkeri ishte shtruar ne spital qe prej dy javesh. Qeveria shpali diten e shtune dite zie kombeare dhe njoftoi se Leka Zogut do tI rezervohet nje ceremonial shteteror me te gjitha nderimet qe i takojne.

Pretendenti i Fronit beri nje perpjekje te pare per te ringjallur dhe ushqyer idene e monarkise ne fillim te viteve 90. Pas nje jete te gjate ne mergim i larguar nga vendi qe kur kishte vetem dy dite jete ne prill te 1939 ai shkeli per here te pare ne Tirane ne nentor te 1993 me nje vizite te papritur kur u ul ne aeroportin e Rinasit me nje avion privat. Por serish qendrimi do te ishte shume i shkurter as 24 ore pasi u detyrua nga autoritetet e atehershme te largohej pasi pasaporta e tij mbreterore nuk i njihej zyrtarisht. Ai do te rikthehej ne prill te 1997. Ne ato momente ju afrua shume prane realizimit te endrres se monarkise kur ne zgjedhjet e qershorit te atij viti te trazuar mori nje mbeshtetje te madhe. Zyrtarisht referendumi per monarkine mori mbi 33 perqind por ai dhe mbeshtetesit e tij pretenduan per manipulim te rezultatit. Nje proteste e organizuar ne Tirane ku ai u pa te marshonte ne bulevard i armatosur perkrah mbeshtetesve te tij u mbyll me vrasjen e nje nga pjesmarresve ne manifestim. Leka Zogu do te akuzohej per kryengritje te armatosur. Pak dite me pas ai do te largohej nga vendi. Rikthimi i tij perfundimtar se bashku me familjen per te jetuar ne Shqiperi do te behej 5 vite me vone ne qershor te vitit 2002.

Per shkak te gjendjes shendetesore Leka Zogu I prej kohesh ishte terhequr nga jeta publike dhe nga ajo politike aktive. Po ashtu edhe i biri i tij Princi Leka i cili ka zevendesuar te atin ne aktivitet te ndryshme publike nuk eshte dalluar per nje angazhim te dukshem politik ndonese forca politike Partia e Legalitetit e cila synon rikthimin e monarkise eshte perfaqesuar edhe ne koalicionin qeveritar me postin e zevendesministrit te Mbrojtjes.

Kryeministri Sali Berisha megjithate tha sot se ceshtja e monarkise nuk mund te quhet e mbyllur pasi sipas tij referendumi i vitit 1997 u zhvillua nen flaket e rebelimit komunist


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›