Komisioneri Potocnik takon Mediun, vlerëson ligjin e mbetjeve
BRUKSEL – “Debati politik në Shqipëri për çeshtjet mjedisore është i dobishëm, por ky debat tani duhet t’i lërë vend zbatimit rigoroz të ligjit, i cili është në përputhje me legjislacionin europian”. Kështu u shpreh Komisioneri Europian për Mjedisin Janez Potocnik, pas takimit të zhvilluar me ministrin e Mjedisit Fatmir Mediu, në Bruksel.
“Mënyra se si Shqipëria po trajton importin e mbetjeve është në përputhje me legjislacionin europian, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së apo e OECD. Kështu po e shohin këtë çeshtje edhe ekspertët tanë dhe mendojmë se duhet t’i hiqni masat shtrënguese, por deri në anëtarësimin e Shqipërisë mund të bëhet një punë e madhe për vendosjen e standardeve dhe adoptimin e praktikave të mira.”,- deklaroi Potocnik.
Ndërkohë, ministri Mediu deklaroi se “politika europiane është e vendosur për menaxhim të mbetjeve pa lendfillde siç e tha dhe komisioneri. Ne jemi larg asaj faze, por mendoj se duhet të gjykojmë drejt dhe të mos ecim në rrugën e gabuar, por në vizionin dhe rrugën e re.”
Në Bruksel u ra dakord që grupet e punës të bashkëpunojnë për të hartuar axhendën e aktiviteteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe rajonal.
(er.nu/news24/BalkanWeb)