Beqja: Qeveria të ndihmojë familjet e përmbytura nga shiu
“Fatkeqësisht, në një kohë kur situata vazhdon të rëndohet me çdo orë që kalon, nuk kemi parë ende asnjë lloj reagimi nga qeveria e Sali Berishës, e aq më pak nuk kemi dëgjuar të merret ndonjë masë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet”, tha deputeti, Ilir Beqja.
Sipas tij, është e pafalshme që qeveria flet për investime të mëdha në bujqësi, ndërkohë që ajo nuk ka marrë as masat minimale për të parandaluar këtë gjendje. “Ministri Basha u kujtua vetëm para disa ditësh të bëjë shou-n e radhës në takimin me prefektët. Në një shtet normal masat për parandalimin e përmbytjeve merren që në verë. Por gjatë kësaj vere Sali Berisha e kishte mendjen të miratonte kontratat e familjes dhe të oborrit në KRRTRSH dhe jo të bënte detyrën që duhet të bëjë cdo kryeministër i përgjegjshëm”, tha më tej deputeti socialist.