E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, shpërthim në ish-depot ushtarake, nuk ka viktima

SOFJE- Një sërë shpërthimesh ndodhën sot në mëngjes në një-ish depo ushtarake municionesh në pjesën qendrore të Bullgarisë, pa shkaktuar viktima, njoftoi Bashkia e Sevlievos. Shkaku i shpërthimeve pranë fshatit Lovni-Dol nuk dihet ende.

Depot e municioneve menaxhoheshin nga një ndërmarrje private. Bashkia siguroi se në këto depo nuk kishte materiale kimike apo radioaktive.

Më shumë se 14 000 tonë municione që datonin që prej kohës së Paktit të Varshavës ndodheshin në këto depo, në Bullgari, në kuadër të shkatërrimit të tyre. Por, procesi i demontimit ishte vonuar për mungesë të mjeteve financiare.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›