Trotuarët konkurojnë shitësit e licensuar
Elbasan – Shitja ambulante është një problematikë e cila haset shpesh në qytetin e Elbasanit. Ky ka qenë një shqetësim i ngritur edhe nga bizneset aty pranë.
Veç qytetarëve që ankohen se kanë zënë trotuaret, janë edhe pronarët e dyqaneve të cilët ankohen për konkurencën e pandershme. Ata ankohen edhe me të drejtë, sepse këto shitës i konkurojnë në produktet që tregëtojnë. Për më tepër ata operojnë si të palicensuar, në këtë mënyrë nuk i paguajnë taksat dhe detyrimet e tjera ligjore ndaj shtetit.
Pas denoncimit të qytetarëve të publikuar në gazetën IDEA, ne pyetëm disa nga tregtarët lidhur me këtë çështje. Sadiku është një nga personat që ka një aktivitet privat. Ai ka një minimarket pranë stacionit të autobuzave. Ndër të tjera ai na rrëfen se fitimet që nxjerr gjatë një dite janë të pakta në krahasim me detyrimet ligjore.
Vetë banorët shprehen të shqetësuar për kushtet higjeno-sanitare në të cilat tregtohen këto mallra. Rëndësia është më e dukshme kur bëhet fjalë për produkte delikate si p.sh djathi, qumështi apo nënprodukte të tij. Ata shprehen se bashkia duhet ti intesifikojë kontrollet në bashkëpunim edhe me policinë bashkiake. Pasi pavarësisht aksionëve të ndërmarra nga ana e tyre, sërish shitjet ambulante mbajnë të zaptuar hapësirat publike të qytetit të Elbasanit
Fatimer Gorezi /IDEA
Shkrime të tjera me interes: