E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet “Aleanca Rinore Kuq e Zi”, Spahiu: Të thyejmë barrierat

TIRANE - Themelohet “Aleanca Rinore Kuq e Zi”, pjesë e strukturës së “Aleancës Kuq e Zi”. Në ceremoninë e organizuar në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare. Mësohet se drejtuesi i komanduar i “Aleancës Rinore Kuq e Zi” do të jetë Adriatik Lapaj.

Gjatë ceremonisë u transmetua dhe një mesazh video i kryetarit të “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, i cili theksoi se ka ardhur koha për të rrëzuar barrierat mes shqiptarëve, të lindura për shkak të diplomacisë.

“Shqiptarët jetojnë sot në 7 shtete kanë krijuar barriera për shkak të një diplomacie që për vite me radhë konsideronte vëllezër serbët dhe grekët dhe miq kosovarët”, theksoi Spahiu.

Kryetari “Aleancës Kuq e Zi” shprehu bindjen së në të ardhmen shqiptarët do të bashkohen në një shtet të vetëm në Bruksel.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›