Panairi i librit, Helena Kadare shpallet autorja e vitit
TIRANE - Panairi i Librit po vazhdon të ngjallë një interes të madh tek lexuesit vendas por edhe te ata të huaj, përfshirë edhe ambasadorin amerikan të akredituar në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.
Ditën e sotme organizatorët kanë ndarë edhe çmimet për librat më të mirë, atë të përkthyesit më të mirë dhe disa çmime të tjera.
Helena Kadare me librin “Kohë e Pamjaftueshme” është shpallur si autorja e vitit. Çmimi special i jurisë i është dhënë Muhamed Ademit ndërsa çmimin për përkthyesin e vitit e ka marrë Shpëtim Çuçka.
Gjatë ditës së katërt të panairit është vënë re një interes në rritje i dashamirësve të librit. Ndërkohë autorët shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit, duke shitur një numër shumë të madh botimesh.
(er.nu/BalkanWeb)