Durrës, ekzekutohet më armë zjarri një 35-vjeçar
DURRES- Një person u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Durrësit, mesditën e sotme. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa viktima është shtetasi Gentian Zguri, nga Tirana.
Dëshmitarë në vendngjarje bënë të ditur se autori ishte pamaskuar dhe i zuri pritë viktimës, duke e qëlluar me një plumb në kokë. Mësohet se 35-vjeçari ishte i punësuar në një subjekt privat në Durrës, ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit.
(er.nu/BalkanWeb)