E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA mirëpret aprovimin e ligjit për bashkëpunim me EULEX

Ambasada e SHBA ka mirëpritur kalimin me konsensus në seancën e sotme parlamentare të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX, duke e parë këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal.

Në një njoftim për mediat Ambasada amerikane shpreh mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për Njësinë e Hetimit, ndërsa shton se presin një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë me autoritetet vendore e kombëtare.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet projektligjin e përgatitur nga qeveria për të lejuar prokurorët e EULEX-it të hetojnë edhe në territorin shqiptar mbi akuzat për trafik organesh të serbëve të bëra në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Kuvendi votoi me 127 vota pro ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me task forcën hetimore speciale të EULEX-it i cili bë me dije pak ditë nga kryeministri Sali Berisha.

Ndërsa i cilësoi akuzat e Dick Martyt si të pavërteta, kryeministri ka theksuar se prokurorët do të hetojnë edhe për varrezën e përbashkët dhe vendin e transplantimit të organeve, për të cilën Marty raporton se ndodhet në veri të Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›