Bullgaria, jo rishqyrtimit të vendimit për Çekun

Bullgaria nuk ka arsye të rishqyrtojë vendimin për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, ka deklaruar zv/kryeprokurorja Galina Toneva. "Kjo do të mund të bëhej vetëm nëse Serbia do të dërgonte dokumenta që do të jepnin arsye për një hap të tillë. Garantoj se organet e drejtësisë bullgare kanë vepruar në pajtim me ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare", ka thënë Toneva. Më herët, shefi i diplomacisë bullgare Ivajlo Kalfin deklaroi se rasti Çeku nuk është çështje politike, por çështje juridike, e cila është zgjidhur në gjykatë".
"Gjykata bullgare i mori parasysh të gjitha faktet juridike dhe i vlerësoi ashtu siç pritej, sepse ekzistojnë konventa ndërkombëtare, të cilat e mbrojnë Çekun gjatë vizitës në Bullgari", ka thënë Kalfin. Ai ka shtuar se nuk do të dëshironte që rasti Çeku të ndikojë në marrëdhëniet e Bullgarisë dhe Serbisë.