E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria largon "ambasadorët komunistë"

Qeveria bullgare ka nisur largimin e 17 ambasadorëve, të cilët kanë shërbyer si agjentë të shërbimeve sekrete të komunizmit.
 

Në dhjetor të 2010-ës, një komision special ka vërtetuar se 40 për qind e ambasadorëve të vendit kanë qenë ish-pjesëtarë të shërbimeve sekrete, përfshirë atyre që kanë shërbyer në Moskë, Pekin, Tokio e të tjerë.
 

Njoftimi i fundit vjen pak ditë pasi presidenti i ri, Rosen Plevneliev, mori detyrën e të parit të shtetit. Ish-presidenti socialist, Georgi Parvanov, kishte refuzuar largimin e ambasadorëve.
 

Ministri i Jashtëm, Nikollaj Mlladenov, ka thënë se të gjithë ambasadorët e pushuar do të zëvendësohen në tre javët e ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›