E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria tërheq ushtarët e fundit nga Iraku

Sofje - Bullgaria ka tërhequr edhe kontingjentin e fundit të trupave të saj nga Iraku. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes bullgare, 50 ushtarët e fundit bullgarë të ardhur nga Iraku në aeroportin në Sofje, u pritën kryeministrin Sergej Stanishev dhe ambasadoren amerikane në Bullgari Nensi Mekeldoni. Tërheqja e trupave paqeruajtëse bullgare ishte paralajmëruar që në mes të muajit nëntor nga kryeministri Stanishev. Bullgaria humbi 13 ushtarë në Irak pas vitit 2003 ku ju bashkua forcave të koalicionit me 3.231 ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›