Plagosi nga pakujdesia bashkëfshatarin, pranga 31 vjeçarit
Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë Julian Hoxha, 31 vjeç, nga fshati Mazhë i Komuna Bubq të rrethit të Krujës. Arrestimi i tij është kryer për shkak se rreth orës 20.15 të ditës së djeshme ndërsa ndodhej në një lokal në qendër të fshatit Mazhe, duke lozur me pistoletën e tij, që mbante pa leje, ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistolete në këmbë B.B., 24 vjeç. Pas plagosjes Hoxha ka dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, të plagosurin, ku falë ndërhyrjeve te shpejta të mjekëve aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas 31-vjeçari Hoxha ka njoftuar edhe policin për ngjarjen, duke u vetëdorëzuar për krimin e kryer, ndërsa është arrestuar menjëherë dhe marrë në pyetje. Policia e Krujës në momentin e arrestimit të Hoxhës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistolete tip Beretta të cilën Hoxha e mbante pa leje, si dhe një gëzhojë e vetme në vendin e ngjarjes, ku ishte kryer edhe plagosja. Pas kryerjes së ekspertizës, marrje në dorëzim të autorit të plagosjes Hoxha, si dhe të plagosurit B. B, policia e Krujës ka ngritur akuzën për 31 vjeçarin Hoxha, duke e akuzuara atë për veprën penale të “plagosjes nga pakujdesia e mbajtjes pa leje të armeve luftarake”.