Doktoraturat, kushtet për tu pranuar
02/12/2011 Regjistrimi i kërkesave për studime nis nga e hëna në sekretaritë e fakulteteve
Rrokaj: Fituesit edhe për këtë vit do zgjidhen nëpërmjet konkurrimit me dosje
Fillimi i javës së ardhshme shënon edhe çeljen e procedurave të aplikimit për kandidatët që duan të vijojnë studimet pasuniversitare në ciklin e doktoraturës. Fakultetet kanë detajuar procedurën e plotë që do të do të ndiqet nga faza e pranimit të kërkesave për studime, deri në selektimin e 1367 fituesve që do të pranohen në programet e doktoraturës që ofrojnë universitetet publike për vitin e ri akademik 2011-2012. Në një prononcim për gazetën “Metropol”, dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, konfirmon se regjistrimi i kërkesave do të nisë nga dita e hënë. “Sekretaritë mësimore të fakultetit janë udhëzuar që në datën 5 dhjetor të çelin procedurën e regjistrimit të kërkesave për studime në shkollën doktoraturës. Pranimi i këtyre kërkesave do të vijojë deri në datën 20 dhjetor. Pra, kandidatët e interesuar kanë dy javë kohë për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për fazën e aplikimit. Sikundër e përmenda, edhe këtë vit konkurrimi do të bëhet nëpërmjet dosjes, pasi Ministria e Arsimit deri më tani nuk ka sjellë kritere shtesë”, ka pohuar Rrokaj. Po e njëjta procedurë do të ndiqet edhe nga fakultete e tjera publike të cilat kanë filluar të bëjnë publike afatet dhe kriteret që kandidatë duhet të plotësojnë për tu pranuar në këtë ciklë studimesh. Sipas rregulloreve të aprovuara, kanë të drejtë të regjistrohen në këto programe studimi të gjithë kandidatët që janë zotërues të një diplome të nivelit të dytë të integruar (DIND), ata që posedojnë diplomë nën emërtimin Master i nivelit të dytë, Master shkencor (Msc), si dhe ata që kanë dëshmi të specializimeve të tjera afatgjata të kryera (postmaster). Konkretisht secila prej diplomave ekuivalentohet plotësisht ose pjesërisht për ndjekjen e studimeve të doktoraturës. Dekani Rrokaj tregon se pas mbylljes së fazës së regjistrimeve të fluksit të kërkesave për studime, komisionet e ngritura pranë departamenteve me ekspertë të fushës do të marrin në shqyrtim një e nga një duke verifikuar të gjitha dosjet e depozituara për këtë cikël studimesh. “Komisionet e ngritura pranë departamenteve, pas mbylljes së procedurës së regjistrimit (20 dhjetor) do të verifikojnë dokumentet që ndodhen në dosjen e secilit aplikues. Me mbylljen e kësaj procedure deri në datën 5 janar, këshilli i profesorëve të fakultetit do të aprovojë dhe listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për t’u pranuar në këtë cikël studimesh”, pohon Rrokaj. Për shkak të kuotave të kufizuara fakultetet do të përdorin kritere seleksionimi, ku një ndër to është nota mesatare. Pothuajse të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik, që do të pranojnë kandidatë në këtë cikël studimesh, kanë përcaktuar tashmë si kusht notën mesatare, kufiri minimal i së cilës duhet të lëvizë nga nota 8 ose 8.5 e më lart. Ky mund të pësojë rritje në varësi të kërkesave për studimeve dhe kuotave të aprovuara në një program të caktuar.
Konkurrimi për 1367 kuotat, në
përmbajte të dosjes duhet të jenë:
- Kërkesa me shkrim që përfshin fushën, drejtimin e studimit dhe departamentit që i drejtohet.
- Diploma e shkollës së lartë dhe lista e notave për DIND, DND, MSc (fotokopje e noterizuar).
- Për kandidatët që e kanë fituar këtë diplomë MSc, (master shkencor) jashtë vendit duhet të paraqesin dokumentin e ekuivalentimit të diplomës nga organet përkatëse.
- Curriculum vitae, të dhëna të përgjithshme, arsimimi, gjuhët e huaja, eksperienca profesionale brenda dhe jashtë vendit, njohuritë kompjuterike, publikime si: tekste, monografi, artikuj shkencorë, fushat e specializimit dhe të kërkimit, referate dhe kumtesa brenda dhe jashtë vendit, projekte dhe studime të kryera etj.
Për çdo aktivitet të mësipërm duhet të jetë bashkëlidhur dokumentacioni vërtetues.
- Fotokopje të kartës së identitetit/pasaportës si dhe dy fotografi.
- Dëshmitë për specializimet e mëparshme që ndikojnë në kualifikimin pasuniversitar (nëse ka), dëshmitë për bashkëpunimin me institucionet e tjera shkencore e private (nëse ka), dëshmi penaliteti.
- Dy rekomandime të dhëna përkatësisht nga dy “Profesorë” ose “Profesorë të asociuar” të fushës përkatëse ose fushave të përafërta.
- Deklaratë nëpërmjet së cilët merren përsipër individualisht të gjitha detyrimet financiare që lidhen me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga institucioni.
- Propozim për temën e disertacionit dhe udhëheqësin e tij, i cili duhet të ketë titullin shkencor “Prof.”, “Prof. as.”, “Doktor” i mbrojtur në një nga universitetet perëndimore, ose ekuivalent me ta për udhëheqësit e huaj.
- Deklarata e pranimit nga udhëheqësi i programit të doktoratës me temën përkatëse.
- Vërtetim nga qendra e punës, nëse jeni i punësuar.
Mandatin për tarifën e aplikimit për regjistrim
Megjithatë, universitetet mund të përcaktojnë edhe kritere të tjera të veçanta specifike në lidhje me procesin e pranimeve.
Pranohen:
Kanë të drejtë të regjistrohen në këto programe të gjithë kandidatët që janë zotërues të një diplome të nivelit të dytë të integruar (DIND), ata që posedojnë diplomë nën emërtimin Master i nivelit të dytë, Master shkencor (Msc) si dhe ata që kanë dëshmi të specializimeve të tjera afatgjata të kryera (postmaster). Konkretisht secila prej diplomave ekuivalentohet plotësisht ose pjesërisht për ndjekjen e studimeve të doktoraturës.
Tarifa e shkollimit
Në vendimin e miratuar nga qeveria përcaktohet se kostoja e studimeve për ndjekjen doktoraturës është llogaritur të jetë rreth 208,000 lekë të reja, të cilat do të paguhen në disa këste, në varësi edhe të përcaktimeve që do të bëjë vetë fakulteti. Sipas përcaktimeve të bëra në ligjin e arsimit të lartë, programet e studimeve të doktoraturës zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike.