E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqiza merr edhe një tjetër jetë

Share

Një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Bulqizë, teksa ka qenë duke mbledhur skrap.

Viktima është 24-vjeçari Vilson Gjokola nga fshati Sopot i cili ishte duke mbledhur skrap në një bunker të vjetër, kur ky i fundit është shembur dhe e ka zënë poshtë.

Policia bën të ditur se 24 vjeçari fillimisht i kishte vënë tritolin bunkerit. Pas shperthimit ka shkuar të nxjerrë skrapin, por në atë moment është shembur sasia e dheut dhe mbetjeve të bunkerit duke e zënë poshtë.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që 24-vjeçari është viktima e disatë në Bulqizë, si pasojë kromit në miniera dhe skrapit që mbledhin njerëzit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›