E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza e policisë është e mangët. Rruga, shkak kryesor i aksidentit të Himarës

Share

Nga Shkëlqim Zeqo*

Konkluzioni i Ekspertëve të Policisë për aksidentin e Himarës është si më poshtë: Segmenti rrugor është brenda të gjithë parametrave, i pajisur me sinjalistikë dhe mbrojtëse. Shpejtësia e lejuar është 20 km në orë dhe ka tabela paralajmëruese për pjerrësinë dhe kthesat e dyfishta. Nga hetimet rezulton se nuk ka dëmtim të sistemit të drejtimit të automjetit. Gomat ishin të rregullta. Goma e majtë është çarë nga përplasja. Rezulton se në momentin e frenimit, sistemi ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm. Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar. Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë. Mjeti nuk është komanduar në kthesë, për pasojë ka dalë nga rruga, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit.

Le ta analizojmë sipas elementëve që përmban:

Segmenti rrugor është brenda të gjithë parametrave

Cilat janë këto parametra ?

-       Pohohet që Rruga ka korsi 3.75 m. Sipas standardit për këte

ë gjerësi të korsisë lejohet të lëvizet mbi 100 km/orë

-       Kjo lloj korsie, kërkon të kemi rreze të kthesave, referuar shpejtësië që lejon 350 450 m , ndërkohë që kthesa është e dyfishtë, domethënë se diametri i dy kthesave të njëpasnjëshme do të ishte për secilën kthesë 700 -900 m dhe për të dyja njëra pas tjetrës 1400 1800m. Konkretisht rrezet e kthesave në vendngjarje nuk janë mbi 60 m .

-       Pjerrësia maksimale e lejuar në rrugët me këtë gjerësi korsie të cilat hyjnë në ato të kategorizuara si rrugë të shpejtesisë së lartë, nuk lejohet më shumë se 3-7 %, ndërsa sipas pohimeve, tregohet se rruga ka pjerrësi mbi 10% (konkretisht thuhet se rruga ka pjerrësi mbi 17%)

-       Në këto kushte nuk mund të jenë tabelat e sinjalistikës rrugore  derteminuese në shpejtesinë e lëvizjes së mjetit, por të gjithë kushtet e parametrave gjeometrik, të cilat nuk janë të bazuara në asnjë standard, për më tepër, gjatë lëvizjes është masa e mjetit që ruan inercinë dhe nuk i jep mundësi sistemeve të sigurisë aktive të automjetit (sistemit të drejtimit dhe të frenimit) të veprojnë jashtë parametrave të bilancit të forcave vepruese, sepse përndryshe shkaktojnë:

-       1-Rrëshqitje anësore dhe tërthore të mjetit; 2-Përmbysje të mjetit; 3- Rrokullisje të mjetit

-       Mbrojtëset anësore, sipas asaj, që duken në zonën e filmuar nuk përputhen me asnjëlloj standardi

 I pajisur me sinjalistikë dhe mbrojtëse

Sinjalistika e vendosur (kufizim shpejtësie 20 km|orë,  kthesë e dyfishtë dhe pjerrëesi mbi 10 % vërtetojnë pikërisht faktin që rruga është jashtë standardit për destinacionin e saj dhe është faktor kryesor që shkakoi aksidentin, sepse faktorin njeri dhe automjet, në kompleksin e faktorëve ndërveprues të sigurisë (rrugë automjet njeri)  është i nxjerrë jashtë kapaciteteve të tyre vepruese.

 

Shpejtësia e lejuar është 20 km në orë dhe ka tabela paralajmëruese për pjerrësinë dhe kthesat e dyfishta

-       Shumë e rëndësishme është të shikohet projekti i rrugës, për të vërtetuar kopetencën e projektuesit, kopetencën e atij që ka projektuar sinjalistikën. Duhet të shihet në se ky projekt i është nënshtruar një projekti auditimi në të gjitha fazat e tij (fisibilitet, projektim i detajuar, projekt-zbatimi, ndërtimi dhe fazës se para futjes në shfrytëzim). Kush i ka bërë dhe çfarë konkluzionesh ka arritur mbi treguesit e sigurisë se kësaj rruge.

Nga hetimet rezulton se nuk ka dëmtim të sistemit të drejtimit të automjetit. Gomat ishin të rregullta. Goma e majtë është çarë nga përplasja. Rezulton se në momentin e frenimit, sistemi ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm. Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar. Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë. Mjeti nuk është komanduar në kthesë, për pasojë ka dalë nga rruga

Sa më sipër, vetëm që vertetojnë atë që thamë se faktori njeri dhe faktori automjet nuk mund të jenë kurdoherë të aftë të shmangin  aksidentin dhe pasojat e tij. Dhe, nëse ekspertët kanë konkluduar se aksidenti është shkaktuar nga faktorët e mësipërm, për aq sa thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Policisë së Shtetit, vërtetohet pa asnjë mëdyshje se aksidenti është shkaktuar :Si pasojë e segmentit rrugor ku është zhvilluar ngjarja

Për automjetin nuk jepet asnjë tregues me përjashtim që një gomë ka plasur nga përplasja, por nuk janë sqaruar çfarë lloj gomash janë përdorur, sa ka qenë niveli i konsumimit, para sa kohësh ato janë ndërruar, a janë të gjitha të të njëjtës përmasë dhe lloj të luleve (batistraes). Ndërkaq, mosha e automjetit është problem i rëndësishëm. Automjete të tillë sipas standardeve të shërbimit publik europjan nuk duhet të jenë me moshë mbi 7-10 vjet. Nuk flitet asnjë fjalë për të ashtuquajturën kuti e zezë e automjetit, ose kontroll të tahografit. Nuk flitet se çfarë kontrolli u bëhet këtyre mjeteve mbas apo para udhëtimit dhe mjaftohet vetëm me kontrollin e detyruar teknik vjetor. Këto mangësi të raportit policor nuk ndihmojnë për të nxjerrë mësime, për të marrë masa per të mos pasur ngjarje të tilla të dhimbshme dhe me pasoja të rënda social-ekonomike në të ardhmen. /Shekulli

* Dr Shk. Perofesor i ciklit të Sigurisë Rrugore,  Master në Transport UP, Shkëlqim Zeqo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›