Bulqizë, vdes 24-vjeçari duke mbledhur skrap

Zonat me skrap ne Bulqizë, foto arkiv
Një i ri ka humbur jetën sot në Sopot të Bulqizës, teksa mblidhte skrap.
Dyshohet se 24-vjeçari Vilson Gjokola sot paradite kishte tentuar ashtu si çdo ditë të mblidhte skrap, të cilin e shiste për të fituar para.
Por, gjatë mbledhjes së skrapit, një masiv dheu është shkëputur duke e zënë poshtë të riun, pa patur mundësi të dalë në kohë.
Nga këqyrja e parë e trupit dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.L/