E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër gardistë të dehur kërcënojnë mjekët e Spitalit Ushtarak

Share

Katër punonjës të Gardës së Republikës janë bërë pjesë e një incidenti të rëndë, ndërsa mjekët e spitalit Ushtarak ishin duke dërguar dy vajzat e aksidentit të Himarës, që ndodhen në koma, për në Austri.

Siç raporton Shqip, ata kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë kërcënuar mjekët dhe punonjësit e spitalit.

Sipas të dhënave nga policia e kryeqytetit, njoftimi për këtë ngjarje të rëndë është dhënë nga një kolonel i policisë ushtarake, i cili ishte njoftuar nga ushtari-roje i Spitalit Ushtarak. Nga informacione të besueshme pranë policisë së kryeqytetit, kolonel Ermir Kume ka telefonuar në sallën operative rreth orës dy pasdite, duke treguar se katër punonjës të Gardës së Republikës kanë shkuar në spital të dehur, të cilët kanë kërcënuar dhe ofenduar punonjësin e shërbimit.

Sipas dëshmive të marra, gardistët kishin kërkuar me forcë të bënin serume, pasi sipas tyre, kishin konsumuar shumë alkool. Pas sqarimit të situatës, policia ka njoftuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Gardën e Republikës, që ka marrë në dorë hetimet si për dy gardistët e shoqëruar, ashtu edhe për dy shokët e tyre, të identifikuar, por që nuk ishin kapur nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›