Ekzekutimi i Selimit, ende asnjë autor
Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajete prane automjetit te tij, poshte nje pallatit 8 katesh ne zonen e ish-Parkut, ku banonte viktima. Jashte rrezikut per jeten mesohet se eshte edhe 19-vjeçari Keltis Tola, i cili u plagos rastesisht gjate atentatit dhe u dergua urgjent ne spitalin ushtarak. Familjaret nuk kane vendosur ende orarin e percjelljes per ne banesen e fundit, pasi pritet te mberrijne dhe familjaret e Selimit, te cilet jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Prokuroria e Tiranes dhe forcat e komisariatit nr. 2 qe kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale kane shoqeruar deri tani shume persona per t’i marre ne pyetje, pasi mendohet se kane dijeni per rrethana qe lidhen me ngjarjen. Sot ne gjykaten e Krimeve te Renda pritet te nise dhe procesi gjyqesor i parashikuar kunder tij. Seanca e sotme mund te shtyhet ne pritje te certifikates se vdekjes qe do te sillte pushim te kesaj çeshtje.