E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosen katër ushtare te KFOR-it

Serbet ne veri te Mitrovicës kane kundërshtuar aksionin e KFOR-it duke ju kundërpërgjigjur atyre me arme zjarri dhe koktej molotov. Për tu vetëmbrojtur, ashtu sikurse kishin paralajmëruar edhe me herët, ushtaret e KFOR-it janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Zyra e shtypit te KFOR konfirmon se si pasoje 3 ushtare u lënduan lehte, ndërkohë qe një tjetër është ne gjendje me te rende dhe është evakuuar nga vendngjarja. Zyrtarisht flitet për 4 serb te plagosur por mediet serbe raportojnë për një numër me te madh qe arrin deri ne 17. Ne një interviste për Vizion Plus ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili sapo ka informuar për situatën ne veri edhe kryeministrin e Kosovës, qe u kthye nga SHBA, deklaron se aksioni i KFOR-it ishte i vonuar, madje forcat e NATO-s dhe misioni EULEX janë treguar shume te matur me serbet. Ndërkohë situata pranë urës se Ibrit dhe ne komunat e tjera veriore duket me e qete. Zëdhënësi i policisë se Mitrovicës Besim Hoti tha për Vizion Plus se situata pranë pikës kufitare ne Jarinje është me e tensionuar edhe për shkak se një pjese e serbeve te veriut kane udhëtuar drejt Jarinjes për te mbrojtur barrikadat. Ministri Barjam Rexhepi thotë ndërkohë se policet dhe doganieret e Kosovës janë ende ne këto pika duke kryer detyrën pavarësisht situatës se tensionuar. Ata ndërrohen me turne me ane te helikopterëve. Ministri Rexhepi përjashton çdo mundësi qe Prishtina dhe Beogradi te bisedojnë për pikat doganore ne veri. “Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës, - tha Rexhepi - dhe nuk do te shtrohet ne tryezën e bisedimeve”. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›